Kalifornia do të ndalojë shitjen e makinave vetëm me karburant brenda 2035

  • S.A /
  • 26 August 2022 - 10:19
Kalifornia do të ndalojë shitjen e makinave vetëm me karburant brenda 2035

Kalifornia është duke menduar të ndalojë shitjen e makinave që përdorin vetëm karburant brenda vitit 2035, duke hedhur në këtë mënyrë një hap të rëndësishëm në përballjen e sfidës të ndryshimeve klimaterike. Rregullat e reja kanë si synim të detyrojnë prodhuesit e makinave që të përshpejtojnë futjen në treg të makinave të reja më miqësore me ambientin. 

Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme për Kaliforninë, që është shteti me popullsinë më të madhe në SHBA dhe një ndër ekonomitë më të mëdha në botë.

Nën këto rregulla të nxjerra nga Bordi i Burimeve Ajrore të Kalifornisë 35% e makinave të reja që do të shiten në shtet duhet të jeni elektrike, hibride apo me hidrogjen brenda vitit 2026. Më pas kjo sasi do të rritet me 68% brenda 2030 dhe 100% në 2035.

Kreu i Bordit, Laine Randolph e konsideroi këtë vendim si një moment historik për Kaliforninë, shtete që e rrethojnë dhe madje për mbarë botën në synimin për zero ndotje në të ardhmen./a2cnn

(Kosova Sot Online )