Ministria e Financave nuk tregon sa mërgimtarë i morën paratë e policave kufitare

  • E.K /
  • 28 August 2022 - 16:51
Ministria e Financave nuk tregon sa mërgimtarë i morën paratë e policave kufitare

ash e më shumë se dy muaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nuk ka treguar se sa mërgimtarë kanë aplikuar për rimbursim të mjeteve nga policat kufitare.

Në qershor 2022, ministri i Financave, Hekuran Murati kishte njoftuar se Qeveria do të mbulojë edhe këtë vit policën kufitare për mërgimtarët, mirëpo, forma nuk ishte e njëjtë si vitin e kaluar.

Mërgimtarët fillimisht detyroheshin që të paguanin vetë policën kufitare dhe pastaj të aplikonin për rimbursimin e mjeteve meqë këto mjete do të subvencionoheshin nga qeveria.

Tash e dy muaj, Qeveria e as Ministria e Financave, nuk ka treguar për shumën që është subvencionuar për rimbursimin e policiave kufitare për Diasporën. Pra, nuk ka treguar sa qytetarë mërgimtarë kanë marrë barrën për të marrë maksimalisht 20 euro.

(Kosova Sot Online)