Sekretari i OKB-së: Armët bërthamore t’i dorëzohen historisë – janë shkatërrim

  • S.A /
  • 29 August 2022 - 09:44
Sekretari i OKB-së: Armët bërthamore t’i dorëzohen historisë – janë shkatërrim

Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka shkruar në Twitter se armët bërthamore nuk garantojnë fitore e as siguri. “Bota jonë është mbajtur peng i armëve bërthamore për mjaft kohë”, ka thënë ai. “Këto pajisje vdekjeje nuk garantojnë asnjë fitore apo siguri.

Sipas projektimit, rezultati i tyre i vetëm është shkatërrimi”. “Le të sigurojmë fundin e testimit përgjithmonë dhe t’i dorëzojmë historisë armët bërthamore – një herë e përgjithmonë”, ka kërkuar ai.

Janë disa shtete të cilat kanën armë bërthamore, poqë përdorimi i tyre cilësohet të jetë fatal për planetin. 

(Kosova Sot Online )