Rama, mosbesues për përshpejtimin e integrimit: Dua dua të shpresoj, por s’jam i sigurt

  • E.K /
  • 29 August 2022 - 16:25
Rama, mosbesues për përshpejtimin e integrimit: Dua dua të shpresoj, por s’jam i sigurt

Kryeministri Edi Rama nuk duketshumë optimist në përshpejtimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Në një prononcim për mediet vendase nga samiti i përvitshëm të Bledit, në Slloveni, i pyetur për hapjen e negociatave, Rama nuk është shfaqur optimist.

“Kënaqësi nuk është një fjalë që mund ta përdorim, por po sigurisht jemi të kënaqur që më së fundi i erdhi fundi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po nisin tani procesin formal të bisedimit”.

“Sinqerisht nuk jam i sigurt që do të ketë një përshpejtim, në përgjithësi për shkak të arsyeve gjeopolitike, por dua të shpresoj që për shkak të arsyeve gjeopolitike, komuniteti i ri europian politik i propozuar nga Macron dhe i shtjelluar nga Charles Michel, për të cilin po punojmë së bashku me qeverinë holandeze dhe unë me kryeministrin Rutte do të përshpejtojë. Është një ide shumë e rëndësishme dhe me shumë potencial”, tha Rama.

Kancelari Olaf Scholz, duke folur nga Republika Çeke, shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bllokun me 27 vende. “Anëtarësimi i tyre është në interesin tonë”, theksoi kreu i qeverisë gjermane.  “Aty ku kërkohet unanimiteti sot, rreziku që një vend i vetëm të përdorë veton e tij dhe të frenojë të gjithë të tjerët të ecin përpara, rritet me çdo shtet anëtar shtesë. Prandaj kam propozuar një kalim gradual në votimin me shumicë të cilësuar në politikën e jashtme të përbashkët, por edhe në fusha të tjera, si politika tatimore, duke e ditur mirë se kjo do të ketë pasoja edhe për Gjermaninë”, tha Scholz.

Megjithatë Rama nuk duket shumë optimist as pas deklaratës së Scholz.

(Kosova Sot Online)