Incidenti në Presidencë që nuk e sqaroi askush, çfarë ndodhi me Escobar

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 16:19
Incidenti në Presidencë që nuk e sqaroi askush, çfarë ndodhi me Escobar

Dy emisarët, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak, kanë qëndruar disa ditë për një vizitë zyrtare në Kosovë. Përgjatë këtij qëndrimi që erdhi si rezultat i përpjekjes për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dokumenteve për hyrje-dalje, Escobar dhe Lajcak kanë takuar krerët e shtetit e përfaqësuesit politik në vend.

Megjithatë para hyrjes në sallën e takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, kishte ndodhur një incident i vogël.

Lajcak dhe Escobar e kishin pritur paksa Osmanin në hollin e presidencës, ndërkohë pas daljes së shefes së shtetit dhe pas realizimit të fotografisë së përbashkët, Lajcak ia kishte mësyrë sallës së takimit, derisa Escobar ishte kthyer mbrapsht deri tek ambasadori Hovenier që gjendej në holl.

Më pas ishte rikthyer për t’u futur në takim me presidenten e vendit.

(Kosova Sot Online)