Demolli: E kemi hulumtuar fenomenin e dhunimit, problemi është te djemtë e rinj

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 18:06
Demolli: E kemi hulumtuar fenomenin e dhunimit, problemi është te djemtë e rinj

Aktivistja Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore tha se e kanë hulumtuar fenomenin e dhunimeve dhe thotë se “problemi është te djemtë e rinj.

“Fenomen është ky në Kosovë… Ne i kemi hulumtimet që kjo rini është kah degradon. Problemi është te djemtë e rinj”, tha Demolli.

Ajo tregoi se si i bëjnë hulumtimet dhe theksoi se kanë gjetur se “djemtë e rinj i kontrollojnë vajzat”.

“Ne pyesim, takojmë të rinj, i pyesim si shoqëroheni, si krijoni lidhje, si e quan të dashurën, si bisedoni mes vete… Ne e shohim, këta djem të rinj kontrollojnë, i kanë passwordat e vajzave të reja, i kontrollojnë kudo që shkojnë, kërkojnë fotografi, i fyejnë kur i thirrin si të dashura”, tha Demolli.

“Unë po flas për një gjeneratë 12 deri në 16 vjeç të djemve të rinj. Ky shtet nuk ka punuar fare me djemë të rinj”, shtoi ajo

(Kosova Sot Online)