“Dhunuesit duhet të dihen”

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 20:39
“Dhunuesit duhet të dihen”

Sprej piperi dhe teknika tjera të vetëmbrojtjes u propozuan si masa për sigurinë e vajzave dhe grave në Kosovë, pas dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale bënë thirrje për dënimin maksimal të autorëve të dyshuar dhe për publikimin e emrave të tyre.

Nga prokurorët dhe gjykatësit, po ashtu, u kërkua përgjegjësi më e madhe.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti i dhunimit të 11-vjeçares ka ndodhur më 27 gusht, ndërsa të pesë të dyshuarit për veprën tashmë janë ndaluar.

(Kosova Sot Online)