Vrau vëllanë e kunatën në agjencinë për të cilën ishin në konflikt, krimi është filmuar nga kamerat

  • E.K /
  • 30 August 2022 - 20:23
 Vrau vëllanë e kunatën në agjencinë për të cilën ishin në konflikt, krimi është filmuar nga kamerat

“Noor Travel” është agjencia që prej vitesh kishte futur sherr dy vëllezërit, gjë që drejtëia e ndau vetëm para pak muajsh. Në janar të këtij viti, me vendim gjykate, agjencia e udhëtimeve që dërgonte njerëz në vende të lindjes, u kalua në emër të personit që mbeti i vrarë sot Dritan (Alban) Muskurti.

Por, për Arsen (Hamza) Muskurtin, kjo gjë ishte e papranueshme. Dyshja konfliktoheshin çdo ditë, madje në Policinë e Tiranë ka dhe denoncime nga vëllezërit kundër njëri-tjetrit.

Këtë mesditë, Arsen Muskurti shkoi në lokalin ku i vëllai po konsumonte diçka me të shoqen, Nora Muskurti. Pas debatit verbal, sherri kaloi në konfrontim fizik. Dy vëllezërit u ngritën nga lokali dhe shkuan në agjencinë për të cilën dhe ishin në konflikt. Pikërisht brenda atyre ambienteve, Arsen Muskurti vrau të vëllanë e gruan e tij. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së biznesit që monitorohej brenda dhe jashtë.

Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim nga policia.

(Kosova Sot Online)