Borrell për vdekjen e ish-presidentit të Bashkimit Sovjektik: E ndihmoi përfundimin e Luftës së Ftohtë

  • S.A /
  • 31 August 2022 - 10:44
Borrell për vdekjen e ish-presidentit të Bashkimit Sovjektik: E ndihmoi përfundimin e Luftës së Ftohtë

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka thënë se presidenti i fundit i Bashkimit Sovjektik, Mikhail Gorbachev e kishte ndihmuar përfundimin e luftës së ftohtë.

Gorbachev ka ndërruar jetë të martën në moshën 91 vjeçare.

“Ai ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe ndryshimin rrënjësor të sigurisë globale, duke sjellë në një epokë bashkëpunimi reciprokisht të dobishëm”, ka shkruar Borrell në Tëitter.

“Një epokë që u zhduk dhe nevojitet sërish urgjentisht”, thotë zyrtari i lartë i BE-së.

Mikhail Gorbachev mundësoi krijimin e Rusisë së tashme, pas rrëzimit të Bashkimit Sovjetik.

(Kosova Sot Online )