Torturë në Vjenë, 42 vjeçari shqiptar dhunonte gruan dhe fëmijët sa herë humbte në kazino

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 16:06
Torturë në Vjenë, 42 vjeçari shqiptar dhunonte gruan dhe fëmijët sa herë humbte në kazino

Një familje prej 11 anëtarësh në Vjenë ka kaluar ditë tmerri nga një 42-vjeçar shqiptar, i cili i kyçte brenda dhe vetë frekuentonte rregullisht një kazino.

Të afërm të familjes kanë deklaruar se nëse humbte para në kazino, pasi vinte në shtëpi i dhunonte gruan dhe fëmijët.

Një ekspert çek ka kërkuar përveç burgut edhe dërgimin e shqiptarit në një institucion për shkelësit e ligjit mendërisht anormal.

“Do ta bëjë sërish, kemi të bëjmë me një sadist, meqë ra fjala as nuk e pranon fare çfarë ka bërë”, tha ai.

Ndërkohë shqiptari i është përgjigjur duke thënë: “Unë jam një njeri normal. Ajo për të cilën jam akuzuar nuk ka ndodhur kurrë”.

Një prej vajzave të familjes i tha gjykatës Rajonale të Vjenës: “Kemi kaluar gjithë jetën vetëm në shkollë ose në shtëpi. Dorezat e dyerve dhe dritareve i çmontonte dhe çelësat i merrte me vete”.

Episodi tjetër i dhunës së regjistruar, ka ndodhur midis 42-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij.

Ai pas një debati me gruan e tij, ka prerë kabllon në një nga linjat elektrike të dhomave dhe ka hyrë në banjë, kur gruaja po bënte dush, duke e futur skajin e paprekur të kabullit në prizë dhe anën tjetër ja ka vendosur në lëkurën e lagur, nënës së fëmijëve të tij.

Sipas ekspertëve që janë marrë me çështjen vetëm tokëzuesi i linjës i ka shpëtuar jetën gruas. Mediat vendase shkruajnë se vetëm kur gruaja iku në strehimoren e grave me 10 fëmijët e saj, argëtimi i 42-vjeçari sadist u bë i njohur për institucionet dhe mori fund.

(Kosova Sot Online)