Sveçla: Policia është më e përgatitur se kurrë për të përmbushur obligimet e saj edhe në veri

  • E.K /
  • 31 August 2022 - 21:29
Sveçla: Policia është më e përgatitur se kurrë për të përmbushur obligimet e saj edhe në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se sa i përket marrëveshjes për dokumentet, nuk beson se mund të ketë eksalim të situatës në veri të vendit, apo dicka të ngjashme.

“Kjo është një situatë tashmë më shumë se 20 vjeçare, ne ndamë një vijë kufitare të përbashkët shumë të gjerë, kemi pasur shumë rrugë ilegale të cilat janë shfrytëzuar në mënyrë të frekuentuar gati se publikisht nga strukturat paralale, nga grupet kriminale.Mund të them se për individë nuk është e vështirë, edhe ne kemi shfrytëzuar rrugët ilegale për nevoja, qoftë të ilegales qoftë të UÇK-së dhe s’është e pamundur, por ne po punojmë jashtëzakonisht shumë që edhe këto rrugë të ndërpriten e raste të tilla të parandalohen”, tha ai.

Svecla gjithashtu shtoi se Policia e Kosovës është më e përgatitur se kurrë që të përmbushur obligimet e saj ligjore edhe në veri, si në çdo cep të Kosovës.

“Ne çfarë kemi kërkuar me këtë vendim është ose Serbia të largojë këto fletë-hyrje daljet, ose ne do të vendosim ato.Pra të zbatohet parimi i reciprocitetit, Serbia duke parë gatishmërinë tonë që këtë të implementojë me çdo kusht vendosi të tërhiqet, sigurisht edhe me ndihmën e aleatëve tanë.Por për të shpëtuar fytyrën e tyre ata po qesin banorë brenda territorit të Serbisë. Për sa na takon ne mund të vendosin çfarë të donë në territorin e saj, edhe pse kjo s’i kontribuon një fqinjësie të mirë.Kush guxon të vendosë pano të tilla brenda territorit tanë?”, tha ministri Sveçla.

“Këtu është vetëm një opsion por normalisht se do të ketë reagim nga ana jonë nëse ai opsion nuk respektohet, pra largimi i këtyre fletë hyrje-daljeve.Në ora 24:00, Serbia do të ndërpresë lëshimin e tyre, nëse ajo nuk e ndërpret edhe ne jemi të gatshëm t’i vendosim ato për shtetasit e Serbisë të cilët hynë në Kosovë.Bile ne jemi më efikas sa i përket kësaj procedure.  Meqenëse Serbia është pajtuar ti largojë ato, nuk shoh ndonjë shkas që të kemi ngjarje të njëjta.

Kjo s’do të thotë se ata s’do e bëjnë për ngjarje të tjera, por për këtë kapitull besoj se është i mbyllur”.

(Kosova Sot Online)