Sot përurohet abetarja e parë e përbashkët Kosovë-Shqipëri

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 10:15
Sot përurohet abetarja e parë e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Ditën e sotme, 1 shtator do të zhvillohet ceremonia e përurimit të abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Ndërkohë bëhet e ditur se në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë ministrja e Arsimit në Shqipëri, Evis Kushi dhe homologia e saj në Kosovë, Arbërie Nagavci.

Ceremonia pritet të organizohet në amfiteatrin e parkut  “Ali Podrimja” në Gjakove.

Kujtojmë se trajnimet e mësuesve për abetaren e përbashkët nisën  më 29 gusht.

(Kosova Sot Online)