“Open Balkan” në Beograd, Rama krah me Vuçiqin në panairin e bizneseve serbe e shteteve tjera

  • G.G /
  • 01 September 2022 - 13:35
“Open Balkan” në Beograd, Rama krah me Vuçiqin në panairin e bizneseve serbe e shteteve tjera

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski gjenden në Beograd në kuadër të një samiti që po organizohet për “Open Balkan”.

Atje janë pritur nga nikoqirët, presidenti serb Aleksander Vucic dhe kryeministrja serbe Ana Bërnabiq.

Liderët kanë bërë gjiro në panairin e organizuar në kryeqytetin serb ku kanë parë nga afër produktet e ekspozuara aty.

Pastaj kanë vazhduar drejt një podiumi, ku pritet edhe që të mbajn fjalime.

(Kosova Sot Online)