Sulmi sek*ual ndaj vajzës në Prishtinë, gjykata i lë në paraburgim dy të dyshuar

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 15:37
Sulmi sek*ual ndaj vajzës në Prishtinë, gjykata i lë në paraburgim dy të dyshuar

Nga një muaj paraburgim u është caktuar personave me inicialet A.G dhe B.G, i pari dyshohet  për veprën penale “sulm seksual”, ndërsa i dyti për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale sulmi seksual”.

Një vajzë ka njoftuar policinë se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, me 28 gusht, dy të panjohur e kanë futur në veturë me forcë ku dyshohet se është sulmuar seksualisht.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa policia njoftonte për arrestimin e të dyshuarve A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. G, mashkull 36 vjeç.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.G dhe B.G  e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtve  ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pë secilin veç e veç”, njofton gjyakat.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake vlerësoi se ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale, ndikimi në të dëmtuarën dhe në dëshmitarët dhe rreziku i përsëritjes së veprave penale, në veçanti pesha e rëndë e veprave penale, e të gjitha së bashku kanë plotësuar bazën ligjore për caktimin e kësaj mase kundër të pandehurve”, thuhet tutje në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

(Kosova Sot Online)