Në pikën kufitare Kosovë Serbi në Merdare policia serbe e bllokon kufirin, dy orë pritje nga qytetarët

  • E.K /
  • 01 September 2022 - 17:00
Në pikën kufitare Kosovë Serbi në Merdare policia serbe e bllokon kufirin, dy orë pritje nga qytetarët

Autoritetet serbe, që e kontrollojnë lëvizjen e automjeteve në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare, në orët e pasdites përsëri kanë nxjerr telashe  për qytetarët të cilët po kalonin në të dyja anët e kufirit.

Në video incizimet që na i ka dërguar një bashkatdhetar, Nysret Vitia nga  qyteti i Lypjanit, i cili po udhëtonte për në Kroaci,  në orët e pasdites, ka treguar për “Kosova Sot Online” se  kufiri mes Kosovës dhe Serbisë në mendare është  i bllokuar prej dy orësh të plota, dhe pa ndonjë shpjegim nuk lejohet asnjë automjet të kalon në anën serbe.  A madje na ka vendosur në kontakt edhe me qytetar nga  Gjermania, që kanë qenë për pushime në Kosovë,  dhe qytetar  Shqipëria , që po  ashtu ishin të indinjuar me sjelljen e pa shpjegueshme të palës serbe. Sjellje që sipas tyre dëshmon se Serbia nuk është e interesuar për rrugën evropiane të integrimit dhe për bashkëpunim të sinqertë e zbatim të marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësimin e BE-së.

(Kosova Sot Online)