Gruaja nga Mitrovica raporton se një person e ngacmoi s*ksualisht nga vetura

  • G.G /
  • 02 September 2022 - 10:10
Gruaja nga Mitrovica raporton se një person e ngacmoi s*ksualisht nga vetura

Një grua nga Mitrovica ka raportuar në Polici se derisa ka qenë në rrugë, një person i panjohur nga vetura e ka ngacmuar seksualisht.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në polici i dyshuari dhe dëshmitari dhe se pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“NGACMIM SEKSUAL- Mitrovicë 01.09.2022 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se derisa ka qenë në rrugë një person i panjohur nga vetura e ka ngacmuar seksualisht. Në lidhje me rastin janë shoqëruar i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë të cilët janë intervistuar lidhurme rastin, dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)