Parashikimi i motit për këtë të diel

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 10:08
Parashikimi i motit për këtë të diel

Prishtina Weather ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell, ndërsa në mbrëmjë priten të shtohen reshjet e shiut.

“4.09 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën vransirat shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.”

Njoftimi i plotë:

Intervale me diell ditën e shtunë, pa të reshura. Ditën e diel më ngrohtë, në mbrëmje sërish shi.  Javën e ardhshme mot më stabil kryesisht me diell e temperaturat në rritje.

2.09.2022 – Me depërtimin e sistemit frontal masa më të ftohta ajrore kanë depërtuar mbi vend, duke na sjellë mot më vjeshtor në këto ditë të para të vjeshtës meteorologjike.

Në fundjavë paraqitet mot relativisht më stabil, ku gjatë ditës së shtunë vransirat fillojnë të shpërndahen duke hapur qiellin për rreze të diellit.  Ditën e diel do mbajë mot më i ngrohtë, fillimisht me diell, e pasdite vransirat shtohen, duke sjellë të reshura shiu dhe bubullima më vonë gjatë mbrëmjes.

Nga dita e hënë do të mbajë mot më stabil, kryesisht me diell ditën e martë dhe mërkurë, me temperatura në rritje.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira.  Vetëm orëve të pasdites vende-vende, nën kushte me diell, ozoni sipërfaqësor mund të shënoj rritje të koncentrimeve që shtyn indeksin në vlera mesatare.

3.09 – Kryesisht me vransira deri nga mesdita, pa mundësi për të reshura.  Pasdite vransirat shpërndahen, ku do ketë intervale më të gjata me diell.

4.09 – Paradite kryesisht me diell.  Ditën vransirat shtohen, e pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të shoqëruara edhe me bubullima.

5.09 – Pjesërisht vranët. 

6.09 – Kryesisht me diell.

7.09 – Shumë ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat përreth vlerave mesatare, me një tendencë të rritjes gjatë javës së ardhshme.  Minimalet do të luhaten ndërmjet 12C e 15C, ndërsa maksimalet të dielen arrinë në 27C, për të pësuar një rënie ditën e hënë në 24C, e më pas në rritje deri në 28C ditën e mërkurë.

Do të fryjë erë drejtimesht të ndryshme e lehtë dhe mesatare 2-9m/s.

Shtypja atmosferike mbi vlera normale, me tendencë të rritjes në fillim të javës.

(Kosova Sot Online)