10 vjet martesë, Zotëriu i Parë me dedikim për presidenten dhe fotografi afër ishullit të famshëm

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 11:53
10 vjet martesë, Zotëriu i Parë me dedikim për presidenten dhe fotografi afër ishullit të famshëm

Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu. Çifti presidencial festojnë 10-vjetorin e martesës së tyre.

Zotëriu i Parë ka publikuar një fotografi me Osmanin, e realizuar nga një vizitë në Liqenin Bled të Sllovenisë, i njohur për ishullin e veçantë në mes dhe kishën që ndodhet në të.

“Një dekadë së bashku (formalisht), për shumë vite të tjera që do të vijnë”, ka shkruar Prindon Sadriu, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ata janë prindër të dy vajzave binjake, Anda dhe Dua.

(Kosova Sot Online)