Një maniak i zhveshur ngacmon seksualisht një vajzë në qendër të Prishtinës (Video +18 )

  • G.G /
  • 06 September 2022 - 15:11
Një maniak i zhveshur ngacmon seksualisht një vajzë në qendër të Prishtinës (Video +18 )

Një vajzë e re është përballur me tmerrin e ngacmimit seksual nga një personi, i cili i zhveshur e kishte ndjekur atë deri tek banesa ku po jetonte. “Kur ia kam pa fytyrën kam fillu me vrapu, kam mbetë pa frymë, kam mendu se po me vjen në banesë”, thotë ajo. Por, edhe pse ekzistojnë fakte me video për ngacmimin seksual me të cilin u përball viktima, derisa po kthehej nga puna, Policia e Kosovës e ka hapur rastin vetëm si “Ngacmin”, me arsyetimin se i dyshuari nuk e ka prekur, vetëm e ka ngacmuar me fjalë. Ndonëse ka kaluar një vit që nga ky rast, i dyshuari ende nuk është arrestuar.

Gazeta Insajderi ka siguruar një video ekskluzive të një vajze nga Prishtina, që është ngacmuar seksualisht nga një mashkull.

Rasti ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2021. Vajza në video (emër i njohur për redaksinë) ka treguar se si ka ndodhur rasti.

Ajo tregon se ka qenë duke shkuar në banesën e saj, pasi ka përfunduar orarin e punës në mesnatë. Por në momentin kur ajo ka hyrë në objektin e banesës ku banonte, një djalë i vihet nga mbrapa.

Siç shihet dhe në video, personi është gjysmë i zhveshur. Ai pasi ka zbërthyer rrypin e pantallonave dhe pullën, ka filluar t`i afrohet vajzës duke i kërkuar favore seksuale.

Gjithçka është kapur nga kamerat e një marketi afër objektit.

Viktima, tregon për Insajderin fjalët që ai ia kishte thënë.

“Hej… për sa pare….”, tregon ajo.

Me të dëgjuar kërkesën e tij, ajo tregon se kishte filluar të vraponte për të hyrë në banese e që e kishte në katin e katërt.

“Momentin kur ia kam parë fytyrën me ka kap panikë. Pasi kam dëgju fjalet e tij, kam fillu me vrapu katër katë dhe kam hy n’banesë. Kam mbet pa frymë. Kam mendu që po me vjen nga mbrapa, deri në banesë por fatmirësisht nuk ishte ngjitur deri lartë”, rrëfen ajo.

Të nesërmen, pasi ka marrë kamerat nga marketi, ajo e ka lajmruar rastin në polici.

Por rasti është hapur në polici vetëm si “Ngacmim” e jo “Ngacmim seksual”.

Sipas vajzës që është përcjellur nga i dyshuari në mes të natës, policia nuk e kishte vlerësuar si ngacmim seksual me arsytimin se nuk e ka prekur fizikisht por vetëm me fjalë.

Por, pamjet tregojnë mjaft. Në 12 të natës, me pantallona të zhveshur duke i shkuar nga mbrapa një vajze dhe duke i kërkuar favore me pagesë.

Pamjet filmike demantojnë versionin e Policisë që ky rast përbënte vetëm ngacmin, e jo ngacmim seksual. Lidhur me këtë rast, edhe pse ekzistojnë video dëshmi që e zbulojnë personin që ka ngacmuar seksualisht, sulmuesi ende vazhdon të jetë i lirë.

Policia e Kosovës nuk ka dërguar ende ndonjë njoftim zyrtar që tregon për arrestimin e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=NOiPiwkldnk&feature=youtu.be

(Kosova Sot Online)