Osmani: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, rruga e vetme drejt paqes

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 16:51
Osmani: Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, rruga e vetme drejt paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmanit pas takimit me presidentin slloven, Borut Pahor ka falenderuar atë për angazhimin për t’i bashkuar vendet e rajonit në kuadër të procesit “Brdo-Brijuni”.

Presidentja e vendit tha se “përderisa po perballemi me sfida serioze si në fushën e sigurisë ashtu edhe të energjisë, poashtu edhe në sigurinë ushqimore, nevoja e bashkëpunimit rajonal dhe ndërinsitucional bëhet gjithmonë e më e rëndësishme”, tha Osmani.

“Dua t’ju falënderoj në veçanti për angazhimin për t’i bashkuar vendet e rajonit në kuadër të procesit të “Brdo-brijuni” në këtë kohë vendimtare për kontinentin tonë. Përderisa po përballemi me sfida serioze si në fushën e sigurisë ashtu edhe të energjisë, poashtu edhe në sigurinë ushqimore, nevoja e bashkëpunimit rajonal dhe ndërinsitucional bëhet gjithmonë e më e rëndesishme. Presim të punojmë ngushtë me Slloveninë dhe me vendet e tjera demokratike të rajonit, për të gjetur zgjidhje të cilat kontribuojnë në lehtësimin e barrës për qytetarët tanë”

Osmani gjithashtu theksoi nevojën për përkrahje në mënyrë që rrugëtimi drejt strukturave euroatlantike të përmbyllet sa më shpejt.

“Dyertë e BE-së dhe dyertë e NATO-s jo vetëm që duhet të jenë të hapura për vendet që i përfaqësojne dhe frymojnë me vlerat mbi të cilat është e nderuar aleanca euroatlantike, por është koha e fundit që të kuptohet qartë se anëtarësimi në këto struktura është garanca e duhur për paqe, siguri dhe zhvillim në kontinetin tonë”, tha presidentja mes tjerash.

“Besojmë se Sllovenia do vazhdojë të jetë zëri ynë edhe në forumë në të cilat ende ne nuk jemi të pranishëm, por synojmë të ulemi pranë jush në një të ardhshme të afërt”.

Ju falendeorj per angazhimin tuaj per procesin e liberalizimit te vizave per Kosoven, dhe tju kerkoje edhe nje here qe ti jepni nje shtytje te fundit ketij procesi qe qytetareet qe kene mundesi te vizitojne vendin tuaj te bukur, dhe gjithe Evropen.

“Njohja reciproke ndermjet Kosoves dhe Serbise është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitet afatgjatë dhe e vetmja që e ofron rajonin tonë drejt BE-së”, tha Osmani.

Osmani gjithashtu falenderoi presidentin slloven per partneritetin e sinqert, e që per 30 vite ka qenë përkrah Kosovës.

Pas këtij takimi, presidenti slloven do të pritet nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)