Arrestohen dy të dyshuar, Policia ua sekuestron mbi 18 kg lëndë narkotike

  • E.K /
  • 07 September 2022 - 19:55
Arrestohen dy të dyshuar, Policia ua sekuestron mbi 18 kg lëndë narkotike

Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës kundër krimit dhe trafikimit me narkotik sot gjatë ditës në rajonin e Gjilanit, pas hetimeve dy javore ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin “ VERA 22” i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar, për përfshirje në veprën penale” Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike dhe psikotropike dhe analoge dhe Rrezikimi i trafikut publik”.

Policia ka njoftuar se gjatë këtij operacioni janë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit. Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar të ju shmanget njësitit policor duke mos zbatuar urdhrat e dhënë për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-se, të cilës edhe i ka shkaktuar dëme materiale.

Zyrtaret policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë ku gjatë kontrollit në të njëjtën veturë kanë hasur në substanca narkotike me peshe prej 15 kg 300 gr. marihuanë.

Si vazhdimësi e operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar gjithsej dëshmi materiale si në vijim;

18 kg 246.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,

2 vetura me targa vendore,

355 euro,

2 telefona,

“Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga njësiti i Krim Teknikes, përderisa antidroga është asistuar edhe nga njësitë regjionale. Me vendim të prokurorit kompetent  personave të dyshuar u  është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në komunikatën e PK’së.

(Kosova Sot Online)