E reja nga Brazili lind binjakë me baballarë të ndryshëm

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 14:24
E reja nga Brazili lind binjakë me baballarë të ndryshëm

Një vajzë braziliane ka sjellë në jetë binjakë me baballarë të ndryshëm pasi kreu marrëdhënie seksuale me dy burra në të njëjtën ditë.

19-vjeçarja ka lindur binjakë nëntë muaj pasi ka pasur marrëdhënie seksuale me dy burra në ditën e njëjtë. Në momentin kur fëmijët festuan ditëlindjen  e tyre të parë, ajo filloi të ketë dyshime se kush ishte babai i tyre, kështu që vendosi të bëjë testin e ADN-së për ti hequr dyshimet, raporton News Globo.

Gruaja anonime dyshoi se vetëm njëri ndër ta ishte babai dhe ishte e bindur për këtë fakt kështu që grumbulloi ADN’në e tij. Por, doli pozitive vetëm për njërin fëmijë. 

“Isha e çuditur me rezultatin, nuk e dija që diçka e tillë mund të ndodhte pasi që ata janë kaq të ngjashëm.”

Edhe pse mund të tingëllojë bizare, ekspertët mjekësor e konfirmojnë që mund të ndodhë. 

“Është e mundur të ndodhë kur dy vezë nga e njëjta nënë janë fertilizuar. Fëmijët bartin materialin gjenetik të nënës, por rriten ndryshe në placenta të ndryshme”

Është një fenomen i çuditshëm, por jo i pamundur. Në shumë situata nuk do të mund ta dinit kurrë vetëm nëse do të bënit një test ADN’je

(Kosova Sot Online)