Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

  • E.K /
  • 09 September 2022 - 15:42
Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 12.09.2022 deri më datën 18.09.2022.Studentët të cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Qendra e Studentëve këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë.Qendra e Studentëve ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për studim.Poashtu këtë vit Akademik, studentët e rregullt të UP-së, kanë mundësi të aplikojnë veçmas për të fituar të drejtën për t’u ushqyer në mensën e studentëve.Kriteret për të aplikuar janë të njëjta sikurse për aplikim për konvikt.

Numri i studentëve që do të përfitojnë për ushqim në mensë, është 1500 student.Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi)..

(Kosova Sot Online)