Afat deri me 31 tetor, MPB ka një thirrje për serbët

  • S.A /
  • 10 September 2022 - 08:25
Afat deri me 31 tetor, MPB ka një thirrje për serbët

Shefja e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Jeta Tela të premten së bashku me zyrtarë të tjerë nga kabineti kanë vizituar Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në Veri. Gjatë kësaj vizite, Tela u njoftua për së afërmi me procesin e përgatitjes për regjistrimin e veturave dhe kthimin e targave nga ato ilegale në targat RKS.

Sipas një komunikate të ministrisë, të gjitha përgatitjet operacionale ishin gati dhe me këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë të regjistrojnë veturat e tyre në QRA-të përkatëse, duke përfituar nga lehtësirat e parapara në këtë proces i cili do të zgjatë deri me datën 31 tetor të këtij viti.

Gjithashtu, shefja e kabinetit, Tela gjatë kësaj vizite falënderoi të gjithë zyrtarët e angazhuar që me përkushtim po ofrojnë informacionet e nevojshme për qytetarët e interesuar.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se fushata e informimit do të vazhdojë në mënyrë intensive gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim anë e mbanë Kosovës.

(Kosova Sot Online )