Ja kur do të mbahet Procesi i Berlinit

  • A.P /
  • 11 September 2022 - 10:12
Ja kur do të mbahet Procesi i Berlinit

Samiti i radhës i Procesit të Berlinit do të mbahet më 3 nëntor në Berlin, për herë të parë nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz.

Ai dhe liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të diskutojnë për tregun e përbashkët rajonal dhe operacionalizimin e tij.

Mbajtja e këtij samiti, nga njohësit e integrimeve evropiane shihet edhe si vëmendje politike e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 5 korrik të vitit 2021, nën udhëheqjen e ishkancelares gjermane, Angela Merkel.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe në asistimin e tyre në procesin e integrimit në BE, proces ky i filluar në 2014, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

(Kosova Sot Online)