Ulet numri i nxënësve në të gjithë Shqipërinë

  • E.k /
  • 12 September 2022 - 15:40
Ulet numri i nxënësve në të gjithë Shqipërinë

Ky vit shkollor ka nisur me një numër më të ulët të nxënësve që do të ulen në bankat e shkollës.

Rënia më e madhe e numrit të nxënësve shihet të jetë më e fortë për shkollat e mesme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit që i referohen rezultateve paraprake janë regjistruar në klasën e 10 rreth 28 mijë nxënës në vitin akademik 2022-2023 nga rreth 31 mijë vitin kaluar akademik me një rënie gati 9 për qind. Rënia më e madhe në ketë grup-moshë, veç të tjerash i dedikohet emigracionit të lartë te të rinjve minoren.

Në Vlorë, 12300 ka qenë numri i nxënësve të regjistruar në shkolla për këtë vit të ri, një numër ky në rënie krahasuar me një vit më pare.

Në Shkodër në banka u ulën për herë të parë 1401 nxënës. Në këtë bashki në arsimin parauniversitar mësojnë rreth 16400 fëmijë.

Në qarkun e Lezhës, klasën e parë e nisën 1242 fëmijë në të gjithë qarkun, ndërsa këtë vit në klasa të 10 janë të regjistruar 1395 nxënës.

Në të gjitha shkollat e Durrësit mësojnë këtë vit rreth 29 mijë nxënës.

Në qarkun e Korçës këtë vit do të ulen në banka për herë të parë 250 fëmijë më pak ndërsa Pogradeci është bashkia me rënien më të madhe. Në disa fshatra shkollat janë mbyllur ndërsa nxënësit kanë shkuar në shkollat më të afërta.

1110 fëmuijë kanë nisur klasën e parë ne Elbasan 60 më pak krahasuar me një vit më parë. Disa shkolla në këtë qark nga mbyllur për shkak të numrit të nxënësve. 

(Kosova Sot Online)