Vala sqaron ndërprerjet e shpeshta të internetit gjatë ditës së sotme

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 20:29
Vala sqaron ndërprerjet e shpeshta të internetit gjatë ditës së sotme

Kompania Vala e Telekomit të Kosovës, ka dhënë një sqarim për ndërprerjet e shpeshta në shërbimet e internetit të telefonisë mobile dhe fikse.

Sipas Fadil Lepaja nga Telekomi i Kosovës, problemet erdhën si pasojë e sulmeve kibernetike që kishin targetuar shërbimet e kompanisë gjatë ditës së sotme.

 “Klientë të nderuar, ju kemi njoftuar se Telekomi i Kosovës sot është ballafaquar me sulme kibernetike. Edhe pse sulmet kanë vazhduar, Telekomi i Kosovës ka rikthyer shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse. Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)