Nënkryetari i Guxo publikon një listë pagash, thotë se mësuesit në Kosovë paguhen mirë

  • A.P /
  • 13 September 2022 - 20:38
Nënkryetari i Guxo publikon një listë pagash, thotë se mësuesit në Kosovë paguhen mirë

Deputeti i VV-së dhe njëherësh nënkryetari i sapo zgjedhur i partisë Guxo, Haxhi Avdyli është përfshirë në debatin për kërkesat e SBASHK-ut ndaj Qeverisë, mosrealizimi i të cilave ka shkaktuar grevë në arsim që 13 ditë.

Avdyli ka paraqitur një grafikon, që sipas tij dëshmon se Kosova sa i përket pagave të mësimdhënësve qëndron më mirë se disa vende që janë pjesë e BE-së.

Arsimtarët Bullgar pagën vjetore e 6121€ (510 € në muaj) kurse ata Rumun 7274€ (606€ në muaj). Kosova edhe pse me buxhetin më të vogël në regjion e me GDP më të ulët, qëndrojmë në nivelin e vendeve të BE-së nga regjioni i Ballkanit”, shkroi ai.

“E me ligjin e ri të pagave do kemi arsimtarët më të paguar në regjion e pak më gjerë”, shkroi tutje ai.

(Kosova Sot Online)