Kokteji më i madh në botë, thyhet rekordi botëror Guinness

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 08:38
Kokteji më i madh në botë, thyhet rekordi botëror Guinness

Një hotel në Bangkok theu Rekordin Botëror Guinness për krijimin e koktejit më të madh në botë ,”Negroni”  duke arritur mbi 630 litra pijen ikonë italiane në një enë të madhe qelqi me akull. Ky koktej është realizuar për të shënuar 10-vjetorin e javës Negroni.

Ena e madhe , e ekspozuar në kopshtin e hotelit, është 1.7 metra e lartë, 1.4 metra e  gjerë dhe peshon rreth 400 kilogramë në total.

“Rekordi për të mposhtur është 504 litra, dhe rezultati përfundimtar është 633.65 litra! Urime! Deklaroi Gjyqtari i Rekordeve Botërore të Guinness, Kazuyoshi Kirimura, teksa shpalli rekordin e ri mes turmës që ndiqte nga afër këtë shoë.

Më pas, hotelit i kërkohet të shpërndajë të gjitha kokteilet Negroni të prodhuara brenda dy muajve të ardhshëm, shtoi Kirimura.

Që nga viti 2013, baret dhe restorantet në mbarë botën festojnë Javën e Negroni nga 12-18 Shtator, ku të ardhurat shkojnë për bamirësi.

(Kosova Sot Online)