Kurti, Tahirit: Deputet shurdhues

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 14:15
Kurti, Tahirit: Deputet shurdhues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së sotme e ka gjuajtur një “thumb” në drejtim të Abelard Tahirit, duke thënë se “bartës i mocionit është deputeti me shurdhues”, pasi një kohë më parë u raportua se Tahiri ka blerë shurdhues të armëve me para të shtetit.

“Në çdo vend në Evropën Perëndimore, një sindikatë që do të realizonte kaq kërkesa, do të bënte festë jo grevë. Po këtu po shihet që çështja është dikun tjetër. Komplet opozita e mbështet grevën, dhe për bindjen time nuk është e rastësishme që bartës i këtij mocioni është deputeti me shurdhues”, tha Kurti.

E ndaj kësaj deklarate është përgjigjur edhe deputeti Abelard Tahiri.

“Pra, krejt këto pakënaqësi, mashtrime dhe abuzime që kanë ndodhur brenda këtyre dy viteve – unë po i them kryeministrit se nuk ka shurdhues që ty ti mbulon”, tha Tahirit.

(Kosova Sot Online)