Kastrati iu drejtua Konjufcës “i nderuar vëlla”, ky ia kthen: Kryetar i parlamentit jam

  • E.K /
  • 15 September 2022 - 14:55
Kastrati iu drejtua Konjufcës “i nderuar vëlla”, ky ia kthen: Kryetar i parlamentit jam

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, iu drejtua kryetarin e Kuvendit me “i nderuar vëlla Glauk”. Mirëpo një gjë e tilë, siç duket nuk i pëlqeu Konfjucës, pasi ai ia ktheu “kryetar i parlamentit jam”.

“E tash pse Rrahman Jasharaj është drejtu kështu, tek ne që jemi rritë në Kosovë është shumë fisnike, e për Mal të Zi e Norvegji e diku tjetër unë nuk e di. Prandaj meqenëse ju e keni përqesh këtë lloj të drejtimi të tij, atëherë këtyre duhet me iu thënë, edhe pse nuk janë këtu, të dashur shokë dhe shoqe të Këshillit Ekzekutiv, më falni, të Kabinetit Qeveritar. Kjo është dramë çka keni bo ju”, tha Kastrati. 

(Kosova Sot Online)