Vjosa Osmani në Pallatin Mbretëror, takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministren britanike

  • E.K /
  • 19 September 2022 - 11:55
Vjosa Osmani në Pallatin Mbretëror, takohet me Mbretin Charles III dhe kryeministren britanike

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham, ku shkoi për ta nderuar Mbretëreshën Elisabeth II.

Osmani publikoi në Twitter disa fotografi nga takimi me Mbretin e ri Charles III si dhe kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

“Krahas Familjes Mbretërore dhe liderëve të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II. Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, shkroi Osmani.

(Kosova Sot Online)