Kush është personi i tretë në listë për vrasje pos Kurtit e Halitit sipas A2

  • E.k /
  • 19 September 2022 - 13:17
Kush është personi i tretë në listë për vrasje pos Kurtit e Halitit sipas A2

Përveç paralajmërimeve për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti, dhe deputetit Xhavit Haliti, në listë për t’u vrarë ishte edhe Ismet Haxha.

A2 raportoi sot se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë kishte informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Terrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vritej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vritej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.

(Kosova Sot Online)