Ministrja Haxhiu: Danimarka nuk e ka pezulluar marrjen me qira të burgjeve, jemi në kontakt me ta

  • E.K /
  • 19 September 2022 - 15:50
Ministrja Haxhiu: Danimarka nuk e ka pezulluar marrjen me qira të burgjeve, jemi në kontakt me ta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi për pezullimin e vendimit për të marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit që kanë kryer vepra penale në Danimarkës.

Danimarka ka pezulluar marrëveshjen me Kosovën që të dërgojë në Kosovë të burgosurit që janë dënuar me deportim, ka njoftuar Shoqata e Burgjeve të Danimarkës, raporton “Ekstrabladet”.

Por, në një deklarim para gazetarëve, ministrja Haxhiu e ka mohuar këtë. Ajo ka thënë se shumë shpejtë kjo marrëveshje do të implementohet. Madje thotë se në tetor një delegacion danez do ta vizitojë Kosovën.

“Ky lajm nuk është i vërtetë, në orët e hershme të mëngjesit në lajmet e Kosovës ka qarkulluar lajme se Danimarka ka pezulluar këtë vendim, dhe sigurisht se ne kemi qenë në komunikim”

“…duke pasur parasysh që delegacionet e Kosovës dhe Danimarkës kanë qenë në komunikim të përbashkët, madje planifikohet edhe një vizitë e delegacionit danez në muajin tetor, prandaj unë nuk e kuptoj sesi ka qarkulluar ky lajm”, tha Haxhiu

(Kosova Sot Online)