OVL e UÇK-së i bashkohet protestës kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

  • E.K /
  • 20 September 2022 - 10:50
OVL e UÇK-së i bashkohet protestës kundër vizitës së Trendafilovës në Kosovë

Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka thënë se jo vetëm që e mbështesin, por edhe marrin pjesë në protestën e organizuar nesër në Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

“Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit, por përkundrazi  po përdoren shpifjet e tyre për ta gjykuar UÇK-në”, ka shkruar ndër të tjera Klinaku.

Kujtojmë se kjo proestë është thirrur nga Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqajt.

Postimi i plotë i Klinakut:

Roli i secilit gjykatës, e aq më pak roli i kryetares së një Gjykate (në këtë rast pseudogjykatës speciale), nuk është që të edukoi shoqërinë civile e mediat.

– Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se çfarë po ndodh me gjykimet politike në Hagë;

– Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se njerëzit mbahen pengje që dy vite në paraburgim atje;

– Shoqëria jonë civile është mjaftueshëm e edukuar për të kuptuar se nuk po gjykohen krimet dhe masakrat e pushtuesit, por përkundrazi  po përdoren shpifjet e tyre për ta gjykuar UÇK-në.

Prandaj, edhe për shumë arsye të tjera, mbështesim dhe marrim pjesë në protestën e organizuar më 21.09.2022 (e mërkurë), ora 10:00, Hotel “Astoria”, Gjilan, për të kundërshtuar vizitën e znj. Ekaterina Trendafilova.

(Kosova Sot Online)