Lexoni edhe:
Rrahman Jashari rreth grevës: Zgjidhje ka…Nuk po kërkojmë miliarda
Dibran Hoxhaj nga Prizreni që në publik njihet si “Kobra” është paraqitur sot në polici për t’u intervistuar për një rast “lëndim i lehtë trupor”. “Kobra” është kërkuar rreth tri ditë, por i njëjti ka deklaruar se ka qenë në Shqipëri dhe porsa është kthyer është parqitur në polici.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, teksa konfirmon se pas intervistimit rasti ka vazhduar në “procedurë të rregullt”.
Rrahman Jashari rreth grevës: Zgjidhje ka…Nuk po kërkojmë miliardaLexoni edhe:
“Personi në fjalë thotë që ka qenë në Shqipëri dhe kur është kthyer është paraqitë. Ka qenë i intervistuar për një rast “lëndim i lehtë trupor”, rasti ka vazhdu në procedurë të rregullt”, tha Bytyqi.
“Rasti ka ndodhur në ditën e shtunë në mëngjes, tri ditë është kërku për intervistim për veprën “lëndim i lehtë trupor”, që ka ndodh në lokalin ku ka qëndru”, tha më tej Bytyqi.
(Kosova Sot Online)