Selmanaj sqaron fotografinë me snajperistin që dyshohej se planifikoi atentat ndaj Kurtit

  • A.P /
  • 20 September 2022 - 20:38
Selmanaj sqaron fotografinë me snajperistin që dyshohej se planifikoi atentat ndaj Kurtit

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka dalë me një sqarim pas publikimit të një fotografie ku merrte pjesë ai dhe snajperisti Prekë Kodra, që dyshohej për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti, rezulton të ketë njohje me deputet të Kuvendit të Kosovës.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se si ka ardh takimi i tij me snajperistin, për të cilin thotë se ishte takim i rastësishëm. Ai thotë se nuk u takua më asnjëherë me të.

Para pak orësh e kuptova që në mediet e Shqipërisë po qarkullon një fotografi ku unë ndodhem me një tavolinë me personin që ditëve të fundit është bërë lajm për planifikim atentatesh në Kosovë. Po e ndjej të nevojshme ta sqaroj në detaje gjithë ngjarjen se si kam qëlluar unë në atë tavolinë.

Ka qenë fundi i vitit 2020, unë isha rrugës në relacionin Prishtinë – Prizren dhe më merr në telefon Beg Salihi (mik i familjes sonë / vllau i gruas së djalit të axhës tim), ku më thotë që nëse ke pak kohë eja ta pijmë nga një kafe se i kam ca miq nga Shkodra. Unë për respekt për mysafirët nga Shqipëria ndalem në një restoran në fshatin Korishë të Prizrenit. Aty kanë qenë dy mysafir nga Shkodra, miku i familjes sime dhe disa të afërm të mikut tim”, tha Selmanaj.

Image

(Kosova Sot Online)