Njihuni me gruan që nuk paguan fatura energjie prej 10 vitesh

  • E.K /
  • 24 September 2022 - 14:45
Njihuni me gruan që nuk paguan fatura energjie prej 10 vitesh

Ndërsa kriza e kostos së jetesës përhapet në të gjithë Evropën, ne të gjithë po kërkojmë dëshpërimisht mënyra për të ulur koston e faturave të energjisë.

62-vjeçarja japoneze, Chikako Fujii ka gjetur zgjidhjen. Në fakt, ajo ka 10 vjet që nuk ka paguar asnjë faturë të energjisë elektrike.

Dhe kjo nuk është për shkak se ajo ka refuzuar të paguajë .

Chikako nuk ka TV, furrë, lavatriçe apo ajër të kondicionuar. E vetmja pajisje që ajo zotëron janë katër panele diellore, të vendosura në ballkonin e saj.

Mënyra e saj e jetesës mund të duket e pamundur, por çfarë mund të mësojmë prej saj?

“E nisa këtë mënyrë jetese për shkak të tërmetit të madh në Japoninë Lindore në vitin 2011. Menjëherë pas tërmetit, disa herë këtu pati ndërprerje të planifikuara, kështu që papritmas u ndërpre energjia elektrike dhe ndjeva se duhej të kisha përgatitur energjinë time elektrike. Dhe kështu ngrita një panel diellor”, thotë Chikako.

Që atëherë, banorja e Tokios e ka shtuar koleksionin e saj të paneleve diellore. Panelet gjenerojnë mesatarisht 1 mijë watt në një ditë me diell, duke furnizuar me energji pajisjet e saj elektrike dhe ndriçimin për disa ditë, shkruan Euronews.

Kur ka më pak diell, Chikako përdor një biçikletë që gjeneron energji elektrike për 10 minuta dhe fiton 10 wat energji elektrike. Ajo thotë se kjo është e mjaftueshme për të ndezur një llambë për tre orë.

Si të gatuajmë pa energji elektrike?

Një nga ndryshimet e tjera të mëdha të jetesës së Chikakos është se ajo gatuan ushqimin e saj duke përdorur fuqinë e diellit.

Në ditët me diell, ajo lë për disa orë në ballkon çfarëdo ushqimi që dëshiron të gatuajë në tenxhere të zeza.

“Në ditët me diell, një fetë peshku mund të gatuhet për rreth një orë dhe për një copë gjoks pule do të duhet rreth një orë e gjysmë”, thotë ajo.

Për të gatuar orizin dhe për të pjekur një tortë kërkon më shumë nxehtësi, kështu që ajo përdor një tenxhere diellore. Ky konstruksion përdor pasqyra për të përqendruar energjinë e diellit në një pikë qendrore ku nxehet mjaftueshëm për të gatuar ushqimin.

Ajo gjithashtu përdor qirinj për të ngrohur një sobë.

(Kosova Sot Online)