Osmani takohet me kosovarët në New York, i falënderon për krejt çka ata kanë bërë për Kosovën

  • E.K /
  • 26 September 2022 - 12:44
Osmani takohet me kosovarët në New York, i falënderon për krejt çka ata kanë bërë për Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar bashkatdhetarë tanë që jetojnë në Nju Jork, për të cilët thotë se i kanë dhënë një hov të jashtëzakonshëm luftës për liri.

E para e shtetit me ka shkruar se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

Postimi i saj:

Në New York, takuam shumë bashkatdhetarë tanë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.

Në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës i falënderova për kontributin e dhënë ndër dekada dhe pa të cilin nuk do të ishim këtu ku jemi sot.

Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)