E mitura nga Kaçaniku shtrihet në Gjinekologji, por i doli punë me polici

  • E.K /
  • 27 September 2022 - 10:20
E mitura nga Kaçaniku shtrihet në Gjinekologji, por i doli punë me polici

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të bashkësisë jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare.

Rasti ka ndodhur më 25.09.2022 rreth orës 02:40 në Kaçanik, me ç’rast një e femër është shtrirë në repartin e Gjinekologjisë. Viktima ka deklaruar se është duke bashkëjetuar me një mashkull para moshës 16 vjeçare.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)