Shpërndau fotografi e video me përmbajtje abuzive sek*uale të fëmijëve, arrestohet

  • E.K /
  • 28 September 2022 - 10:13
Shpërndau fotografi e video me përmbajtje abuzive sek*uale të fëmijëve, arrestohet

Është arrestuar një person pasi kishte siguruar fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

Pos kësaj, ai i kishte shpërndarë ato përmbajtje edhe te personat e tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë, të martën.

Njoftimi i plotë:

KEQPËRDORIM I FËMIJËËVE NË PORNOGRAFI

Fushë Kosovë (NN) 27.09.2022 – 13:00. Pas veprimeve hetimore të Policisë është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi te ai janë gjetur në posedim disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve,  pastaj këto materiale i dyshuari i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjeteve sociale.  Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

(Kosova Sot Online)