Serbia e shqetësuar nëse Rusia përjashtohet nga OKB-ja: Kremlini i mbron interesat tona ndaj Kosovës

  • E.K /
  • 28 September 2022 - 11:51
Serbia e shqetësuar nëse Rusia përjashtohet nga OKB-ja: Kremlini i mbron interesat tona ndaj Kosovës

Nikola Selakoviç, ministër i Jashtëm i Serbisë është i shqetësuar – pasi ka zëra që Rusia do të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Kjo pasi, Rusia nuk po ndalet nga përpjekja e saj për ta pushtuar Ukrainën.

Por për Beogradin ka rëndësi fakti se Kremlini e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Këso deklaratash Selakoviq i ka bërë të martën gjatë një paraqijte televizive në TV Happy.

“Ndokush ndoshta e ka këtë ide në kokë. Për Serbinë është thelbësore që Rusia të jetë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila mbron interesat tona në lidhje me Kosovën”, ka thënë ai.

Të mërkurën, Danas ka raportuar se Beogradi ka pranuar ultimatume nga Bashkimi Evropian që të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Në të kundërtën, do të pasojnë sanksionet ndaj Beogradit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ende nuk ka dhënë përgjigje në lidhje me këto raportime.

Por javë më parë ai kishte deklaruar se “s’po e mendojnë vendosjen e këtyre sanksioneve”.

Madje, së fundmi Serbia dhe Rusia e kanë nënshkruar një marrëveshje të re – duke e “nervozuar” perëndimin.

(Kosova Sot Online)