Agim Musliu publikon një foto të dyshimtë të policit serb, që dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 09:42
Agim Musliu publikon një foto të dyshimtë të policit serb, që dëshmoi për krimet e luftës në Kosovë

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka hedhur dyshime se Serbia po e mban nën vëzhgim Vladimir Markoviqin, policin serb i cili ka dëshmuar për krimet që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet Markoviq dhe thotë se në këmbë ka të vendosur një GPS që simbolizon kontrollin e lëvizjes së tij.

“Ky është Vladimir Markoviq, i cili në këmbë e ka të ngjitur një GPS që simbolizon kontrollin e tij të lëvizjes ose arrestin shtëpiak…”, ka shkruar Musliu

(Kosova Sot Online)