Gjendet 21-vjeçarja e zhdukur nga Prizreni, thotë se iku nga shtëpia për të bashkëjetuar me një person

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 12:02
Gjendet 21-vjeçarja e zhdukur nga Prizreni, thotë se iku nga shtëpia për të bashkëjetuar me një person

Familjarët kanë raportuar në Stacionin Policor në Prizren zhdukjen e  21-vjeçares A.R., nga Prizreni. Sipas tyre e njëjta është larguar nga shtëpia e saj me datën 20.09.2022 pa asnjë paralajmërim dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Pas një pune intensive disa ditore në terren, në mbledhjen e informatave nga dëshmitarët e mundshëm, me datën 28 shtator rreth orës 16:00 është arritur që të lokalizohet vendndodhja e viktimës së rastit.

“Në bashkëpunim me njësitë e Sektorit Rajonal të Hetimeve – Gjakovë, viktima e rastit është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren, ku është bërë intervistimi i saj në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.Pas intervistimit të bërë, viktima e rastit A. R. ka pohuar se është larguar nga shtëpia me vetëdëshirë, për të bashkëjetuar me një person”, njofton policia.

Të gjitha veprimet e ndërmarra janë bërë në koordinim me prokurorin e Shtetit, thuhet në njoftimin e policisë. 

(Kosova Sot Online)