Lexoni edhe:
U pyet për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, Haxhiu: Kishte përpjekje që të ndaloheshin dy projekte të dëmshme
Në Mal të Zi nga sot ka nisur samiti i Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve. Media merr vesh se atje ka refuzuar të udhëtojë Guvernatori i BQK’së Fehmi Mehmeti pasi Kosovës ftesa i është bërë me fusnotë. Nuk dihet nëse ka pasur ftesë edhe për Ministrin e Financave të Kosovës Hekuran Murati, i cili sot është parë në seancën e Kuvendit. Ky Samit që po mbahet në bregdetin malazez organizohet nga Shoqata e ekonmistëve të Serbisë.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka refuzuar të marrë pjesë në Samitin e Beçiqit që po mbahet në Malin e Zi.
Kjo pasi Mali i Zi synonte që Kosovën ta prezantonte me fusnotë, thonë burimet.
Samiti ka filluar sot dhe do të vazhdojë deri më 1 tetor.
Mali i Zi nuk ka deklaruar publikisht që do ta paraqesë Kosovën me fusnotë.
Fusnota përdoret për ta paraqitur mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe pesë shteteve anëtare të BE’së
Disa media të rajonit që kanë raportuar për ngjarjen nuk e kanë përfshirë Kosovën si pjesëmarrëse. Thuhet se atje do të shkojnë ekspertë nga Serbia, mali i Zu, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Herecegovia dhe përfaqësues të FMN’së dhe Bankës Europiane për Investime.
Burimet tregojnë se në BQK ekziston ftesa e pranuar nga organizatoret e samitit.
Në njoftimin e këtij samiti thuhet se Shoqata e Ekonomistëve të Serbisë (SES) ka qenë organizatore.
Aty pos guvernatorëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të ftuar edhe ministrat e financave dhe drejtorët e administratave tatimore.
Si temë e diskutimit do të jetë përballja me inflacionit si rezultat i zhvillimeve shëndetësore dhe politike në botë.
(Kosova Sot Online)