Publikohen përgjimet e ushtarëve rusë: Putini është i çmendur

  • E.K /
  • 29 September 2022 - 12:53
Publikohen përgjimet e ushtarëve rusë: Putini është i çmendur

Putin po përgatitet të aneksojë katër territoret ukrainase në të cilat u mbajt referendumi në Federatën Ruse, të cilat pothuajse askush në botë nuk i njeh si legjitime.

Ndërkohë ‘New York Times’ botoi një artikull me bisedat e përgjuara të ushtarëve rusë të përfshirë në luftën në Ukrainë. 

“Na është dhënë urdhër të vrasim këdo që shohim” dhe “Putini është i çmendur. Ai dëshiron të marrë Kievin, por ne nuk ia dalim” janë ndër fjalitë që dyshohet se janë thënë nga ushtarët në bisedat me të afërmit e tyre në Rusi. “Ofensiva jonë është ndalur. Ne po e humbim këtë Iuftë”, “Kemi humbur gjysmën e regjimentit” dhe “Kur të kthehem në shtëpi do të largohem nga ushtria e mallkuar” janë ndër fragmentet e tjera të bisedimeve të publikuara, nga të cilat dalin zhgënjimi dhe pesimizmi për ecurinë e konfliktit.

(Kosova Sot Online)