Nisin hetimet për rastin e 11-vjeçares që vdiq pasi ra nga ballkoni i banesës

  • S.A /
  • 01 October 2022 - 08:49
Nisin hetimet për rastin e 11-vjeçares që vdiq pasi ra nga ballkoni i banesës

Një 11-vjeçare në Shtime ka rënë dje nga ballkoni i banesës dhe nga lëndimet e marra ka vdekur, raporton Express. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“HETIM MBI VDEKJEN- Rr. Shaqir Tershani, Shtime 30.09.2022 – 14:35. Është raportuar se viktima femër kosovare e moshës 11 vjeçare ishte rrëzuar dhe ra në tokë nga ballkoni i banesës së katit të katërt. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore, viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Shtime dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e saj. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )