Haxhiu kujton demostrat e vitit 1997: Në atë kohë studentët e mësimdhënësit ishin të bashkuar, sot janë të ndarë nga inatet!

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 13:38
Haxhiu kujton demostrat e vitit 1997: Në atë kohë studentët e mësimdhënësit ishin të bashkuar, sot janë të ndarë nga inatet!

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kujtuar demostratat e studentëve të Universitetit të Prishtinës të vitit 1997, ku edhe vetë pjesmarrës.

Haxhiu tha se këto demostrata sensibilizuan opinionin kombëtar e ndërkombëtar.

Ai tha se ato ngritën vetëdijen kombëtare dhe u bënë kthesë për veprim, për t’i rrokur armët se Serbia nuk kuptonte mjetet paqësore.

‘Si pjesëmarrës, organizator dhe kordinues mes Unionit të Pavarur të Studentëve dhe SHP te UÇK-së them se kjo ngjarje ndikoi edhe më shumë në vendosmërinë e shumë studentëve që nga studimet t’i bashkohen UÇK-së”

Haxhiu tha se në atë kohë ishim të bashkuar studentët dhe mësimdhënësit rreth një ideali, ndërkaq sot janë të ndarë nga inatet personale

“Në atë kohë ishim të bashkuar studentët dhe mësimdhënësit rreth një ideali, ndërkaq sot, të ndar nga inatet personale, nga xhelozia, nga ambicia e sëmurë për pushtet” shkroi Haxhiu

(Kosova Sot Online)