Deputetja Bajrami: Lajm i mirë gjetja e dy vajzave në Pejë, institucionet të jenë afër tyre

  • E.K /
  • 01 October 2022 - 16:40
Deputetja Bajrami: Lajm i mirë gjetja e dy vajzave në Pejë, institucionet të jenë afër tyre

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se gjetja e dy vajzave të zhdukura është një lajm i mirë për vendin.

“Institucionet përkatëse duhet të jenë afër dy vajzave që t’i rikthehen jetës së tyre normale”, shkruan ajo.

Postimi në Facebook:

Lajm i mirë gjetja e dy vajzave në Pejë, institucionet të jenë afër tyre

Gjetja e dy vajzave, që u raportua se ishin zhdukur para një jave në Pejë, është lajm i mirë për gjithë vendin. Institucionet përkatëse duhet të jenë afër dy vajzave që t’i rikthehen jetës së tyre normale.

Është e dënueshme me burg linçimi, nxitja e urrejtjes sikurse janë të ndaluara fyerjet dhe shpifjet ndaj dy vajzave të shtetit tonë.

Në këto momente, dy vajzat dhe familjet e tyre kanë nevojë për përkrahjen dhe solidarizimin tonë.

(Kosova Sot Online)