Në listën e zezë të SHBA dhe BE, del në shitje superjahti i miliarderit rus

  • A.P /
  • 02 October 2022 - 17:18
Në listën e zezë të SHBA dhe BE, del në shitje superjahti i miliarderit rus

Jahtit luksoz MySky i miliarderit rus të sanksionuar Igor Kesaev shitet për rreth 27 milionë funte.

Sara Gioanola, një zëdhënëse e Heesen Yachts, firma me bazë në Hollandë që ndërtoi MySky, konfirmoi se Kesaev e porositi atë dhe një jaht tjetër, të quajtur Sky.

BE dhe Britania e Madhe sanksionuan Kesaev në prill pas pushtimit rus të Ukrainës që nisi në shkurt. Përflitet se ai është përfshirë në prodhimin e armëve ushtarake dhe shpërndarjen e duhanit në Rusi, si dhe lidhjet me Kremlinin “dhe forcat e tij të sigurisë”.

(Kosova Sot Online)